20 nxënës të Akademisë Flutura kanë përfunduar me sukses punën praktike në programim

Kanë përfunduar me sukses punën praktike në programim, 20 nxënësit tanë të shkollave të mesme të larta në Flutura Academy. Projektet që kanë marrë përsipër t’i realizojnë, i kanë prezantuar para jurisë profesionale në mënyrë të shkëlqyer.

Tani, rrugëtimin e tyre profesional do ta vazhdojnë në kompaninë Yoloway në Prishtinë. Kjo mundësi për punësim, për të 20 nxënësit tanë njëherësh është ofruar nga kompania amë Bambus Group.

Kjo është edhe një dëshmi shtesë se potenciali i të rinjve tanë në ICT është mbresëlënës, andaj Flutura Academy kontribuon në mënyrë të vazhdueshme që të rinjtë tanë të jenë në hap me standardet e vendeve më të zhvilluara.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »