Fejzullah Hajrizi është promovuar në pozitën Koordinator i qendrës së Flutura Academy në Drenas

Jemi të lumtur të ju njoftojmë që tashmë, Fejzullah Hajrizi është promovuar në pozitën Koordinator i qendrës së Flutura Academy në Drenas.

Fejza është pjesë e ekipit që nga themelimi dhe ajo që është Flutura sot në tërësi, padyshim që është edhe meritë e tij. Përkushtimi ndaj punës, vlerat dhe aftësitë e tij organizuese jemi të bindur që do të na përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fejza ka një përvojë mbi pesë vjeçare në fushën e arsimit, duke punuar si profesor në shkolla të ndryshme, por po ashtu si ndihmës-koordinator që nga themelimi i Flutura Academy. Ai ka mbaruar studimet master për mësimdhënie të matematikës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, si dhe ka dëshmuar sukses gjatë përvojës së tij profesionale.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »