Flutura Academy i bashkohet ngjarjes globale për vajzat në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK)

Flutura Academy i bashkohet ngjarjes globale për vajzat në fushën e TIK-ut, me synimin që të ketë sa më shumë vajza të angazhuara në teknologji. Andaj, me qëllim të inspirimit të vajzave drejt fushës së TIK-ut, për tre ditë me radhë do të organizojmë punëtori dhe aktivitete të ndryshme.

Në ditën e parë kemi organizuar për nxënëset tona, punëtorinë me temën Soft Skills in Tech World. Sepse në një fushë që ndryshon shpejt siç është teknologjia, shkathtësitë e buta janë të nevojshme për të pasur sukses dhe për të mbetur konkurrues. Këto aftësi përfshijnë komunikimin, bashkëpunimin, udhëheqjen, zgjidhjen e problemeve, kreativitetin, menaxhimin e kohës dhe adaptueshmërinë mes të tjerave. Ndaj, nxënëset patën rastin të praktikojnë se si shkruhet një CV, si realizohet një intervistë pune, bashkëpunimi në grup, udhëheqja dhe menaxhimi i kohës.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »