Flutura Academy tanimë do të jetë edhe në Ferizaj

Sot është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për Funksionalizim të Qendrës së Inovacionit në Komunën e Ferizajt nga Flutura Academy, ndërmjet përfaqësuesit të Flutura Academy, z. Bekim Ahmetaj dhe nënkryetarit të Komunës së Ferizajt, z. Lulzim Aliu.

Projekti në fjalë është unik dhe i dedikohet të gjithë të rinjve pa dallim, ku përveç se do kenë mundësi për përgatitje e rritje profesionale konform trendeve të kërkesave të tregut, gjithashtu do kenë mundësi të trajnohen dhe inspirohen për vetiniciativa inovative të ndërmarrësisë. Qëllimi është të ofrohen trajnime profesionale në fushat e TIK-ut në njërën anë, në anën tjetër të ofrohen kushte, shërbime e mundësi për aktivitete inovative dhe të ndërmarrësisë.

Jemi të përkushtuar që shumë shpejt t’i fillojmë procedurat për funksionalizim të qendrës dhe të fillojmë me punët e mira që po na presin së bashku.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »