Flutura TALK – z. Sheki Useini

Flutura Talk në këtë edicion të radhës, me mision të njëjtë por të ftuar më ndryshe.
Kishim rastin të zhvillojmë një bashkëbisedim tejet frymëzues me z. Sheki Useini.

Pritshmëritë ishin që të na fliste për jetën e përvojat e tij dhe për meditimin e mendimin pozitiv.
Në realitet më shumë se sa të na fliste për përvojat e tij, më kuptimplote ishin mesazhet që na përcillte nga ato përvoja.
Duke vënë theksin se duhet të ndërtoni përvojat tuaja, ju jeni të papërsëritshëm sepse Hyjnorja nuk bën kopje. Narracioni i tij i qasjes ndaj sfidave si shkollimi, migrimi, puna e kështu me radhë, na përcjelli mesazhin se në jetë nuk ka veç një rrugë, kërkoni mundësitë dhe bëje rrugën tënde.
Ju jeni i thellë, mos lejoni t’ju bind shumica të mbyteni në cektësi.

Në pjesën e dytë të bashkëbisedimit, ndër të tjerash u cek që muri më i madh që duhet të kalosh është ai që ndërton në mendjen tënde.
Kur mësohesh të shikosh të mirën në gjithçka dhe te secili, atëherë ajo vjen vetvetiu tek ty.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »