Flutura TALK – znj. Irfete Spahiu

Në Flutura Talk me të ftuar gjeneralbrigaden e FSK-së, znj. Irfete Spahiu bashkëbiseduam për përvojat e saj nga fëmijëria e deri më sot me arritjen e gradës si gjeneralbrigade në Ushtrinë e Kosovës.
Nisur edhe nga thënia që më mirë është të jesh në kopsht luftëtar sesa në luftë kopshtar, jeta ushtarake parë nga perspektiva civile gjithmonë nxit kërshërinë për të mësuar e kuptuar se si funksionon ajo. Sidomos ne si shoqëri që kemi pasur ëndërr ta kemi ushtrinë e shtetit tonë.
Kështu, bashkëbisedimi u nda vetvetiu në etapa si paralufta, lufta dhe paslufta.

Secila etapë sfidë më vete, por mbi të gjitha rëndësi e narrativës ishte se personazhi në fjalë, si grua ishte gjithmonë në ballë të sfidave, duke qenë edhe shembull për të tjerë.

Sidomos në kohën, kur e thekson edhe vet që familjet shqiptare gjithmonë kanë pasë derën qelë për të t’dhënë buk, por nuk ka qenë e lehtë të t’i hapin dyert e besimit.
Në një mënyrë apo tjetër përpjekjet dhe arritjet e znj. Irfete Spahiu, pasqyrojnë rrugëtimin tonë si shoqëri për të pasur ushtrinë e shtetin tonë.

Vet rrëfimi i saj është mesazhi më i mirë për gratë e vajzat dhe për të rinjtë në përgjithësi, se përpjekjet e vazhdueshme  gjithmonë sjellin rezultatin e dëshiruar.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »