Në Akademinë Flutura u mbajt eventi me temën “Women in STEM”

Me qëllim të vetëdijesimit dhe motivimit të vajzave dhe nxënësve tona në fushën e TIK-ut, është mbajtur eventi me temën “Women in STEM” me folëse Vildane Kelmendi dhe Zana Tabaku. Pjesëmarrës për një fjalë rasti ishin edhe nënkryetarja e Prishtinës, znj. Donjeta Sahatçiu dhe nënkryetari i Drenasit, z. Arben Shala me bashkëpunëtorë.

Bashkëbisedimi u realizua në kuadër të iniciativës institucionale të avokimit për sa më shumë vajza e gra të aftësuara dhe angazhuara në teknologji. Ndaj, Flutura Academy si qendër për aftësim profesional luan një rol shumë të rëndësishëm në mundësitë që i ofron, në këtë rast për vajzat në industrinë e TIK-ut, aq më shumë kur të gjitha trajnimet tona janë pa pagesë.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »