Në Flutura TALK, i ftuar Z. Alejtin Berisha – sipërmarrës dhe investitor novator

Në Flutura Talk kemi kënaqësinë të kemi të ftuar, z. Alejtin Berisha, i cili është një sipërmarrës dhe investitor inovativ nga Kosova, kryesisht në fushën e arsimit.

Alejtin Berisha është bashkëthemelues dhe ish-drejtues i Kolegjit Universum, si dhe themelues i Shkollës Ndërkombëtare Finlandeze. Njëkohësisht, jep mësim mbi sipërmarrjen, kreativitetin, dhe inovacionin në disa universitete. Është aktivist i komunitetit dhe bashkë-kryesues i Konferencës KOSICT(2016, 2017, 2018), si dhe është anëtar i Universitetit të Nju Jorkut dhe ish-anëtar i Bordit Ekzekutiv në EAIR – Shoqëria Evropiane e Arsimit të Lartë. Ka studiuar në Universitetet Bath dhe Sussex në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni.

Ky edicion i Flutura Talk do të organizohet më datën 23 dhjetor në ora 14:00, në ambientet e Flutura Academy në Drenas.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »