Nxënësi ynë, Blendi Ferizi tashmë është punësuar si Programer Junior në kompaninë për zhvillim të softuerit Treedev.

Pas përfundimit me sukses të trajnimit nëntë mujorë në Flutura Academy, si dhe praktikës profesionale gjashtë mujore të ofruar përmes rrjetëzimit nga Flutura Academy, Blendi ka treguar aftësi të shkëlqyeshme në programim duke arritur të punësohet si Zhvillues Softueri.

Gjatë periudhës së praktikës, Blendi ka treguar një angazhim të lartë dhe ka bërë punë të shkëlqyeshme në ekipin e zhvillimit të softuerit. Ai ka ndihmuar në krijimin e aplikacioneve të reja, si dhe ka përmirësuar dhe rregulluar kodin ekzistues të aplikacioneve.

Ne jemi krenarë për arritjet e nxënësve tanë, si dhe vazhdojmë të ofrojmë trajnime dhe mundësi të praktikës që t’i përgatisim për sukseset e ardhshme në karrierën e tyre në fushën e teknologjisë.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »