Sot, manifestuam 1 vjetorin e hapjes së qendrës sonë

Sot, më 14 shtator manifestuam 1 vjetorin e hapjes së qendrës fizike të Flutura Academy në Drenas. Para një audience të larmishme, si përfaqësuesit nga ambasada Amerikane, nga komuna e Drenasit, deputetja e Kuvendit të Kosovës, ish-ambasadorja, ushtarakë të FSK-së, prindër, nxënës dhe dashamirë të Fluturës prezantuam shkurtimisht punën një vjeçare deri tani.

Tash një vit, ne i hapëm dyert të vetëdijshëm për detyrën që ia kishim caktuar vetës, të jemi promotor zhvillimi për të rinjtë tanë. U interesuam që të kemi një gamë sa më të gjerë të trajnimeve dhe aktiviteteve, gjithnjë në hap me nevojat e kohës sonë digjitale. Sfidat nuk munguan asnjëherë, gatishmëria për zgjidhjen e secilës ishte po aty, ideja po merrte rrugë dhe ja ku jemi në përmbylljen e një vjetorit suksesshëm.

Ne jemi të përkushtuar që ky rrugëtim së bashku të mos ndalet, sepse suksesi i nxënësve tanë është suksesi ynë, andaj urojmë që viti i radhës të jetë edhe me më shumë arritje. 

Faleminderit gjithsecilit që ishte pjesë e suksesit tonë të përbashkët.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »