Flutura Academy hap konkurs për një trajner/e të gjuhës gjermane

Flutura Academy shpall konkurs për Një(1) trajner të Gjuhës Gjermane. Bëhu pjesë e ekipit tonë, për më shumë detaje vizitoni faqen tonë.

Flutura Academy është pjesë e Bambus Group, e cila ofron trajnime falas për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Drenasit. Ne synojmë ta forcojmë lidhjen mes nevojave të tregut të punës dhe sistemit joformal arsimor. Duke i identifikuar shkathtësitë më të kërkuara në tregun bashkëkohorë të punës, ne i konceptojmë kurset që i ofrojnë këto shkathtësi në mënyrë sa më efikase dhe të shpejtë. Në këtë drejtim, Flutura Academy hap konkurs punësimi për:

Një(1) trajner të Gjuhës Gjermane i cili do të angazhohet si ligjërues në ofrimin e trajnimeve për Gjuhë Gjermane për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Drenasit.

Lokacioni: Flutura Academy në Drenas.

Kandidati\ja duhet të plotësojë këto kritere:

–         Të jetë i diplomuar në nivelin Bachelor për Gjuhë Gjermane.

–         Të ketë aftësi për të ndjekur dhe ekzekutuar detyrat dhe përgjegjësitë me përpikëri dhe brenda afatit të përcaktuar kohor;

–         Të ketë përvojë pune si trajner i Gjuhës Gjermane;

–         Të jetë fleksibil në aspektin e angazhimeve kohore;

–         Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikative për të krijuar raporte ndërpersonale me nxënësit;

Përparësi do të kenë aplikantët që kanë përvojë paraprake si trajner për Gjuhë Gjermane. Personat e pranuar do të trajnohen për teknikat e mësimit dhe planprogramin e Flutura Academy.

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre në emailin [email protected] deri më datën 23.01.2023 duke përcaktuar në subjekt pozitën të cilën po aplikoni.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Për çdo paqartësi apo pyetje, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në numrat e telefonit: 038584443.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »