Flutura Debate Club synon Rritjen e Aftësive të Komunikimit dhe Mendimit Kritik

Flutura Debate Club është formuar me qëllim që nxënësit të zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit dhe mendimit kritik. Përmes diskutimit nxënësit mësojnë se si të formulojnë një argument për një temë të caktuar dhe si të njohin mendimet e tjetrit duke i pranuar apo kundërshtuar ato.

Në debatin e radhës në formatin e përafërt Karl Popper, nxënësit ishin të ndarë në dy skuadra kundërshtare, me seksione kohore të përcaktuara për debatuesit. Ku veç tjerash, rëndësi për ne kishte se si nxënësit mbrojnë mendimin e tyre duke u bazuar në argumente dhe prova. Duke theksuar që është argumenti dhe prova që e bëjnë një mendim apo kritikë produktive apo jo. Koha ishte e pamjaftueshme aq sa ishte pasioni për këtë debat, për shterimin e të gjitha argumenteve.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »