Flutura Movie

Në vazhdën e aktiviteteve të radhës, kemi mbajtur Flutura Movie Club me nxënësit e shkollave të mesme të larta. Duke qenë aktivitet i lirë e njëkohësisht përfitues, filmi është mjet i rëndësishëm për zgjerimin e njohurive në fusha të ndryshme të dijes.

Kështu, përmes argëtimit gërshetohen edhe proceset e të mësuarit, sepse filmi si art duhet të jetë domethënës.

Ndaj, pas shfaqjes është e rezervuar koha për debat e diskutime ndërmjet nxënësve, gjë që i jep edhe më shumë shije eventit.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »