Flutura Reading Club

Dita Botërore e Librit manifestohet çdo vit më 23 prill, shpallur me anë të një rezolute nga UNESCO. Kjo me qëllim për të rikujtuar faktin se libri ka qenë historikisht, instrumenti më i fuqishëm dhe mjeti më efikas për ruajtjen dhe shpërndarjen e njohurive.

Ndaj për nder të kësaj dite, me nxënësit tanë të shkollave të mesme të ulëta kemi mbajtur Flutura Reading Club, event i cili promovon kulturën e të lexuarit të librave. Të diskutosh me fëmijët është gjithmonë kënaqësi, aq më shumë kur bëhet fjalë për librin. Por, përveç diskutimit me nxënësit për librin e fundit të lexuar, nxitëm që nxënësit takimin e radhës të marrin vetiniciativë. Kështu të zgjerojnë grupin e leximit me bashkëmoshatarë, duke ndarë me njëri-tjetrin përshtypjet, sugjerimet dhe kritikat për librin.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »