Flutura Reading Club

Fryma që mundohet të përçoi Flutura Reading Club është kultura e pasioni për dijen. Kjo sidomos për fëmijët, sepse kjo është mosha kureshtare kur edhe fitohen shprehitë e të lexuarit.

Ne po kontribuojmë që nxënësit tanë të vetorganizohen dhe të zgjerojnë grupin e leximit me bashkëmoshatarët e tyre, që në mënyrë të vazhdueshme të jetë interesimi i diskutimit për librat e lexuar. Kështu disa prej nxënësve tanë të shkollave të mesme të ulëta, janë mbledhur dhe kanë ftuar shkrimtarin për fëmijë, Sheremet Prokshi për të bashkëbiseduar. Në fund të takimit, autori ua dhuroi edhe nga një libër të gjithë fëmijëve prezent, si shenjë inkurajimi për ta.

Flutura Academy – inkurajim për të rinjtë!