Flutura TALK – z. Fatmir Zymberi

Në edicionin e dytë të Flutura Talk, patëm rastin të zhvillojmë një bashkëbisedim tejet motivues me z. Fatmir Zymberi.

Fëmijëria me përplot peripeci, mërgimi me sfida të ndryshme, shpirti ndërmarrës dhe kthimi në atdhe me plot ide për biznes, ishin disa pika të diskutimit interaktiv.

Ti ke potencial, ti ke vlera për të shfaqë, bëj zgjedhjet e tua dhe gjeje veten. Vullneti, guximi dhe qëndrueshmëria janë tri elementet kyçe për synimet e tua, s’ka biletë kthyese në sukses. Këto janë veç një përmbledhje tejet e reduktuar nga gjithë ato mesazhe shumë kuptimplota.

Thjeshtësia se si i qaset narratives së rrugëtimit të tij drejt suksesit, nxiti kureshtjen dhe interesimin e nxënësve tanë pjesëmarrës për shumë pyetje.

Flutura Academy – frymëzim për të rinjtë!

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »