Flutura TALK – znj. Mirela Sulo

Në Flutura TALK me të ftuar znj. Mirela Sula, patëm kënaqësinë e jashtëzakonshme të bashkëbisedojmë për përvojat e saj nga fëmijëria e deri më sot, siç e parasheh formati i këtij eventi. Mirëpo, mënyra se si znj. Sula e ndërton narracionin, se si i kuptimëson përvojat dhe sfidat përgjatë rrugëtimit jetësor është krejtësisht e veçantë.

Përveç energjisë pozitive tek të pranishmit, fjalët që përcolli znj. Sula ishin tejet inspiruese për gjithsecilin, por në veçanti për gratë. Mbi të gjitha, mesazhet kuptimplota që u përcollën ishin mësim i marr nga përvojat, për t’i kthyer me mjeshtëri në motivim edhe për të tjerët.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »