Hapet regjistrimi për klasën e Robotikës në Akademinë Flutura

Flutura Academy njofton gjithë nxënësit e interesuar se nga dita e martë, bëhet hapja e regjistrimeve për klasën e Robotikës. Afati për aplikim është nga data 29.11.2022 deri më datën 06.12.2022, për të gjithë nxënësit nga Klasa 4 dhe Klasa 5.

Klasa e Robotikës ka si qëllim të ofrojë njohuri bazike mbi konceptet bazë të programimit të robotit Codey Rocky përmes Scratch, duke i ndihmuar fëmijët të ushtrojnë të menduarit logjik dhe aftësitë për të zgjidhur probleme. Njëkohësisht, fëmijët mësojnë bashkëveprimin njeri-robot përmes lojërave interaktive, stimuluese dhe argëtuese.

Numri i nxënësve për regjistrim është i limituar, andaj të gjithë të interesuarit le të lajmërohen fizikisht në qendrën e Flutura Academy. Ju mirëpresim!

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »