Flutura TALK – Kujtim Zebica & Prof. Dr. Besnik Krasniqi 

Flutura Academy në bashkëpunim me Qendrën për Mbështetje të Biznesit në Kosovë (BSCK) mbajti eventin: Zhvillimi i Ndërmarrjeve përmes Inovacionit dhe Marketingut Digjital.

Ligjëruesi i këtij eventi, Kujtim Zebica informoi të rinjtë e Drenasit me kanalet kryesore të marketingut digjital dhe rëndësinë që secili kanal ka për të ndihmuar sipërmarrjet e reja dhe ato ekzistuese të rriten. Fillimisht, duke treguar që marketingu digjital, kryesisht përmes internetit, lejon bizneset të arrijnë një audiencë shumë më të madhe. Kjo sepse lehtësia, kostoja e ulët dhe komoditeti i marketingut digjital e bën atë shumë të favorshëm për të gjithë sipërmarrësit dhe pronarët e bizneseve.

Më pastaj, duke e ilustruar me shembuj praktik nga jeta e përditshme se si bëhet dhe si e sa ndikon marketingu digjital. Po ashtu, mundësitë e mëdha që ofron kjo fushë për punësimin e të rinjve, si e ardhme me shumë perspektivë.Për fund, prezent ishin edhe përfaqësues të Municipalities For Youth, të cilët shpalosen mundësitë që ofrojnë për të rinjtë, që kanë një ide në shërbim të komunitetit e ata t’i ndihmojnë në realizim.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »