Ligjërues të American Advising Center mbajtën sesion informues në Akademinë Flutura

Në Flutura Academy u mbajt një sesion informues nga ligjërues të American Advising Center, për mundësitë e shkollimit në SHBA për nxënësit tanë të shkollave të mesme të larta.

American Advising Center është një qendër zyrtare e EducationUSA në Kosovë, e sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së përmes Ambasadës Amerikane në Kosovë. Kështu, nxënësit tanë patën rastin të marrin informacione të sakta për mënyrat e aplikimit, të përgatitjes dhe të përfitimit të bursave për ata që dëshirojnë të vazhdojnë edukimin e tyre në SHBA, apo në kolegje/universitete të akredituara amerikane ndërkombëtare.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »