Në Akademinë Flutura pritëm për vizitë mysafirë nga Banka Botërore

Në Flutura Academy mirëpritëm përfaqësuesen nga Banka Botërore, znj. Ifeta Smajic me bashkëpuntorë, me shkas projektin “Komunat për të Rinj” për të parë nga afër nxënësit përfitues të grantit që administrohet nga Banka Botërore, financuar nga Qeveria Japoneze dhe implementuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kjo vizitë u shoqërua edhe nga kryetari i komunës, z.Lladrovci dhe përfaqësues nga MAPL dhe CDF. Nxënësja jonë, Eldina Hasani si përfaqësuese e grupit përfitues të grantit, i njoftojë nga afër për idenë e projektit që do të realizohet, sfidat dhe përfitimin që do të ketë komuniteti i të rinjve në këtë rast.

Ndër të tjerash, znj. Smajic u njoftua me punën e Flutura Academy, duke u interesuar për mënyrën e funksionimit dhe duke uruar që projektet si Flutura Academy të jenë shembull i mirë, i nevojshëm edhe për komunat e tjera të Kosovës.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »