Në Akademinë Flutura u mbajt konkursi Typing Skills, një lojë tërheqëse e të mësuarit përmes argëtimit

Kemi mbajtur bashkë me nxënësit tanë garën Typing Skills, për të zhvilluar kështu një lojë atraktive të mësimit përmes argëtimit, ku interesimi ishte shumë i madh. Typing Skills është aftësia për shkruar përmes tastierës saktë me shpejtësi.

Meqenëse tashmë shkathtësitë e të shkruarit përmes tastierës janë të nevojshme gati në çfarëdo sfere, ideja ishte se si t’i përmirësojmë këto shkathtësi sidomos për nxënësit tanë që ndjekin drejtime të TIK-ut. Ndaj, përmes aplikacionit duke matur shpejtësinë e të shkruarit të fjalëve të secilit nxënës, brenda kohëzgjatjes prej 60 sekonda, u zhvillua një lojë mjaft interesante me shpërblime për dy kandidatët më të shpejtë.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »