Nxënësit e Akademisë Flutura ishin fantastikë në prezantimin e punimeve të tyre para prindërve

Në prani të prindërve kanë prezantuar punimet e tyre fantastike, nxënësit tanë të shkollave të mesme të ulëta, në klasat e programimit në JavaScript.

Duke shfaqur shkathtësitë e tyre të fituara deri tani në Flutura Academy, përmes demonstrimit të kodit dhe komunikimit të idesë së punimit, na bënë shumë krenarë në përfundim të këtij niveli. Prezantimi në prani edhe të prindërve, ndër të tjerash e konsiderojmë si një hap të rëndësishëm në formimin dhe përvojën edukative të një nxënësi, si një motivim apo një përforcues i sjelljes pozitive të tyre.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »