Perfundimi i trajnimeve

Pas përfundimit me sukses të trajnimit nëntë mujor në Programim, gjenerata e parë prej 70 nxënësve të shkollave të mesme të ulëta, patën rastin të certifikohen nga Flutura Academy. Në një ceremoni të organizuar të mbledhura gjitha grupet së bashku dhe në prani të prindërve, nxënësit pranuan certifikatat për suksesin e treguar deri tani.

Të pranishëm për fjalë rasti ishin edhe bashkëpronari i kompanisë amë Bambus Group, z. Bekim Ahmetaj dhe Drejtori Komunal i Arsimit në Drenas, z. Muhamet Gjoka të cilët uruan nxënësit tanë për sukseset e tyre.

Pjesë e organizimit ishte edhe përzgjedhja e projekteve më të mira të nxënësve në Programim, të cilët u shpërblyen nga Flutura Academy.

Përveç tjerash, krenarë të shohësh gjithë këtë potencial të të rinjve tanë të zhvilluar në fushat më në trend me shkathtësitë dhe dijet e nevojshme, duke qenë se vazhdojnë të trajnohen tek ne pa pagesë.

Flutura Academy – mundësi për të rinjtë!

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »