Rreth nesh

Pse Flutura?

Emrin “Flutura” e zgjodhëm për shkak se në një formë procesi i metamorfozës së fluturës e reflekton procesin e përgatitjes/rritjes profesionale dhe personale të secilit individ. Asnjë larvë s’mund të arrijë të jetë flutur pa kushtet e nevojshme për ta realizuar procesin e transformimit me sukses. Ngjashëm, pa aftësimin me shkathtësitë e nevojshme për tregun e sotëm të punës, asnjë i ri s’mund t’i realizojë pritjet dhe ëndrrat e veta.

Flutura Academy u krijua në vitin 2020 dhe është pjesë e Bambus Group, fillimisht u jetësua si platformë mësimi e në vitin 2021 edhe si qendër-vendtakim i mundësive. Si platformë digjitale u lansua si një nevojë në kohën e fillimit të pandemisë. Vetëm në muajt e parë u realizuan mbi 100 mijë ushtrime me mbi 11000 nxënës përdorues aktiv, në 62 shkolla të ndryshme. Ndërsa si qendër për trajnime profesionale, vetëm në vitin e parë të operimit janë përfshirë mbi 1050 nxënës.

1-01
1-02
1-03

Flutura Academy

Misioni dhe Vizioni

Misioni
Flutura Academy synon ofrimin e mundësive për përfshirje të barabartë të të gjithë të rinjve, duke i mbështetur të zhvillojnë dijet, shkathtësitë dhe vlerat në harmoni me kërkesat e një shoqërie të lirë, të tregut dinamik të punës.

Vizioni
Flutura Academy si vizion ka aftësimin e të rinjve që të jenë kompetent në fushat më të kërkuara, në trend me ritmin dinamik të nevojave bashkëkohore. Duke mëtuar të jetë vendtakim për pajisjen e të rinjve me shkathtësitë e nevojshme, me fokus në fushën e TIK-ut dhe gjuhëve të huaja.

Drenasi- lokacioni i parë i Fluturës

Kemi nisur rrugëtimin tonë në Drenas, duke zgjedhur t’i përkushtohemi e t’i japim mundësi fillimisht qendrave më të vogla, e pastaj të zgjerojmë potencialin në secilën zonë. E gjithë kjo është investim nga Bambus Group, me vizionin për të ofruar mundësi për zhvillimin e potencialit të të rinjve tanë. Dy vite pas, kemi zgjeruar shtrirjen tonë edhe në Ferizaj, Prizren dhe Podujevë, më entuziastë se kurrë për këto rrugëtime të reja.

Ekipi

Fadil Ahmetaj

Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv

Rina Shabani

Koordinatore Ekzekutive

Kaltrina Haradini

Ndihmës-Koordinatore

Donika Obërtinca

Menaxhere e Projekteve

Mentor Qorri

Udhëheqës i programit
“Zhvillues Softueri Junior”

Lirjeta Kastrati

Koordinatore e Programeve

Fatbardha Mustafa

Zyrtare e Financave

Genta Sefa

Koordinatore, Ferizaj

Greta Isufi

Trajnere

Albiona Sylaj

Trajnere

Alma Dvorani

Trajnere

Arta Qorri

Trajnere

Albina Ahmeti

Asistente Administrative

Leon Nika

Fotograf dhe Dizajner Grafik

Donika Plakiqi

Zyrtare Administrative

Behar Miftari

IT Support

Bordi Drejtues

Bekim Ahmetaj

Kryetar i Bordit Drejtues

Festim Mustafa

Anëtar

Fejzullah Hajrizi

Anëtar

Free

Flutura Co-Working
Space

New

Flutura Incubator