Storje Suksesi

Nxënësja jonë, Aulona Halilaj tashmë është punësuar si Zhvilluese e Softuerit në Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë(KEDS).

Pas përfundimit me sukses të trajnimit nëntë mujorë dhe praktikës dy mujore në Programim në Flutura Academy, Aulona si nxënëse e shkëlqyeshme ka arritur të pranohet si studente në vitin e parë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në programin Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit. Në të njëjtën kohë, është përfituese e bursës së Komunës dhe e Ministrisë së Arsimit për studentet vajza në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinerisë dhe matematikës(STEM).

Si rezultat i aftësive shumë të mira në fushën e Programimit, KEDS Academy i ka vazhduar kontratën e punës në Zyrën e Zhvillimit Softuerik.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »