Vizitë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Bashkë me nxënësit tanë maturant të Flutura Academy, kemi vizituar Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ndjehemi falënderues që në këtë vizitë na priti, Prodekani për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve, Prof. Asoc. Dr. Qamil Kabashi, i cili na prezantoi me kushtet dhe mundësitë e shumta programore për studime në këtë fakultet. Po ashtu, në këtë vizitë na shoqëruan edhe Prof. Dr. Milaim Zabeli dhe Prof. Ass. Drilon Bunjaku.

Veç tjerash, nxënësit patën mundësi të shohin nga afër sallat e mësimit, laboratorët e teknologjisë dhe kampusin në tërësi, si dhe të bëjnë pyetje për fushat e interesit që mund t’i studiojnë si studentë të ardhshëm. Qëllimi i vizitës ishte që nxënësit tanë të përfitojnë eksperiencë në zgjedhjen e një programi studimi që i përshtatet më mirë nevojave dhe interesave të tyre nesër.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »