Workshop njëditor në Akademinë Flutura me temë Inteligjenca Artificiale

Është mbajtur Workshop njëditor me nxënësit tanë të shkollave të mesme të larta, me temën Inteligjenca Artificiale. Për shkak të zhvillimit të hovshëm të teknologjisë, kjo fushë çdo ditë e më shumë është duke u bërë e rëndësishme, madje duke ndryshuar mënyrën e jetesës së njerëzve për një kohë aq të shkurtër.

Inteligjenca Artificiale i referohet aftësisë së një kompjuteri për të kryer funksione dhe arsyetime që aktualisht janë tipike të mendjes njerëzore. Përveç historikut, përhapjes dhe rëndësisë, nxënësve ju ofrua mundësia për diskutim edhe se si t’i qasemi inteligjencës artificiale. Përkushtimi ynë për një edukim të mirëfilltë të të rinjve tanë, karshi temave inovative të teknologjisë për të nxitur kërshërinë dhe të menduarit kritik, është investim për të ardhmen.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »