Aktivitetet

Flutura TALK

Flutura Debate Club

Flutura Movie Club

Flutura Reading Club

Flutura Interns Club

Flutura Hiking Club

Flutura Volunteers Club

Flutura Gaming Club

Flutura Creative Club

FluturatOnSTEM

Flutura Talk
Flutura Debate Club
Flutura Movie Club
Flutura Reading Club
Flutura Interns Club
Flutura Hiking Club
Flutura Volunteers Club
Flutura Gaming Club
Flutura Creative Club
FluturatOnSTEM

Flutura TALK

Ka mision promovimin e ideve dhe emrave nga fusha të ndryshme që shërbejnë si model inspirimi për të rinjtë dhe të rejat e Drenasit. Përmes rrëfimeve personale, Flutura TALK do t’i prezantojë të ftuarit nga një këndvështrim ndryshe i cili do t’i frymëzojë të rinjtë që të thyejnë barrierat, normat dhe konstruktet sociale për të arritur potencialin e tyre.

Flutura Debate Club

U mundëson nxënësve që përmes organizimit të debateve të përmirësojnë aftësitë e të menduarit kritik, zhvillojnë aftësitë komunikuese dhe të shtjellojnë tema, dukuri e probleme me të cilat përballen në jetën e përditshme.

Flutura Movie Club

Improvizon kinemanë në hapësirat e Akademisë, mbledhë një herë në muaj nxënës/fansa filmash për të parë filma dhe për të diskutuar së bashku. Filmat shpesh ngrenë disa nga pyetjet e mëdha të jetës dhe na bëjnë të mendojmë për çështje serioze, morale dhe shpirtërore.

Flutura Reading Club

Është një grup i leximit brenda Akademisë “Flutura” e cila përmes aktiviteteve të organizuara synon edukimin e një gjenerate nëpërmjet kultivimit të kulturës së leximit.

Flutura Interns Club

Flutura Interns Club po krijon një rrjet të praktikantëve, të cilët pas përfundimit të trajnimeve profesionale në profilet që ofron Akademia, synon t’i angazhojë ata në punë praktike brenda Flutura Academy dhe kompanive simotra.

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Eduard Dibrani tashmë është punësuar si Programer Junior në kompaninë Treedev, e specializuar në zhvillimin e softuerit. Ne

Lexo më shumë →

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Lorent Tiku tashmë është punësuar si Programer Junior në kompaninë Treedev, e specializuar në zhvillimin e softuerit. Duke

Lexo më shumë →

Flutura Volunteers Club

Është grup vullnetarësh të cilët përfshihen në aktivitetet e Akademisë, duke shkëmbyer njohuri, fituar eksperinca dhe duke dhënë kontribut të vlefshëm për komunitetin dhe vendin ku jetojnë.

Flutura Gaming Club

Flutura Gaming Club është formuar me qëllim që nxënësit të kenë mundësi në kohën e lirë të zhvillojnë lojëra argëtuese së bashku me moshatarët e tyre, sepse lojërat e ndryshme ndikojnë tek fëmijët në zhvillimin kognitiv emocional, si dhe në atë fizik rekreativ.

Flutura Creative Club

Flutura Creative Club mundohet të mbaj mjedisin e akademisë interesant dhe kreativ, duke u fokusuar në nxjerrjen e ideve të ndryshme nga nxënësit.